Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, u shfaq i pakënaqur me arbitrin e sfidës Napoli-Juventus, e cila u fitua nga të ‘kaltërit’ falë penalltisë së shkaktuar nga Chiellini ndaj Amir Rrahmanit, njofton Insajderi.
Për “Sky Sport”, Pirlo u shpreh se një penallti do të akordohej në favor të Juventusit, pakënaqësitë dhe kritikat do të rriteshin në masë.
Ai shprehu kritika për faktin se në ndeshjet e Juventusit, arbitrat veprojnë me standartë të dyfishta.
“Thashë se nëse ai nuk e paralajmëron portierin gjatë ndeshjes, do të humbasë kohë. Do të doja ta shikoja nëse penalltia e Napolit do të na akordohej neve. Do të kishte shumë probleme dhe pakënaqësi. Sot ishe një episod i dyshimtë në zonë dhe dy kartona të verdhë që mungojnë për Di Lorenzon. Ka shumë episode që vlerësohen ndryshe kur luhen ndeshjet me Juventusin, sepse të gjithë na përgojojnë”, ishin fjalët e Pirlo-s pas ndeshjes. /Insajderi.com