Ardian Ismajli stabil, Milan nuk ka goditur asnjëherë portën e Spezia-s

Ardian Ismajli stabil, Milan nuk ka goditur asnjëherë portën e Spezia-s

Ardian Ismajli është kthyer si mbrojtësi më i preferuar i Spezia-s për ndeshjet e mëdha. Sa herë që skuadra ka përballje me ekipet më të forta të Italisë, trajneri Italiano zgjedh që të aktivizojë mbrojtësin shqiptar, njofton Insajderi.

Ndërkohë në të gjitha përballjet e tjera ndaj rivalëve më të lehtë, Ismajli i ka ndjekur nga pankina.

Spezia arriti që të mundte Milan-in në shifrat 2-0 duke bërë surprizën e madhe të mbrëmjes. Edhe këtë herë Ismajli e shpërbleu besimin e trajnerit duke u vlerësuar me notë të lartë pasi kufizoi sulmuesit e ‘kuqezinjëve’, me në krye Zlatan Ibrahimoviç.

Për “Leggo.it”, Ismajli është vlerësuar me notën 7: “I pamëshirshëm dhe vulos Ibrahimovic. Nuk dridhet kundër qendërsulmuesit kundërshtar tregon fytyrën e keqe. Është gjithmonë aty, dominues”, shkruhet në vlerësim.

Vlerat e performancës së mbrojtjes rritet edhe më tepër për faktin se Milani nuk goditi asnjëherë të vetme në portën kundërshtare. Për herë të fundit kjo kishte ndodhur në vitin 2019 teksa ‘kuqezinjtë’ do të përballeshin ndaj Udinese-s në muajin gusht. /Insajdri.com