Ndeshja midis Crvena Zvezdës dhe Milanit e cila është në program të luhet në 18 shkurt me fillim nga ora 18:55 në Beograd, në kuadër të Europa League, njofton Insajderi.
Ndeshja pritet të zhvillohet pa tifoz, teksa kjo gjë ka bërë që klubi serb të lëviz, duke i shkruar një letër presidentit të Serbisë, Vuçiç një mesazh për të hapur 30% të ambientit të stadiumit për tifozët e saj.
Në letrën e dërguar në drejtim të Vuçiç thuhet se: “Ndaj Milanit të madh duhet të luhet me tifozë në tribuna, pasi është shumë e rëndësishme për skuadrën”.
Drejtuesit e klubit të njohur nga Beogradi kanë marrë si shembull ndeshjen e “Super Bowl”-it ku morën pjesë vetëm 30% e tifozerisë. /Insajderi.com