Rreth 500 mijë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi në SHBA që nga fillimi i pandemisë

Rreth 500 mijë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi në SHBA që nga fillimi i pandemisë

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 496.065, prej të cilëve 3.5325 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 89.982, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.198.566.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 334,8 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,46 milionë raste të konfirmuara. Po ashtu, Kalifornia tejkaloi New York-un për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 46.855 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,9 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,81 milionë. /Insajderi.com