Daniele De Rossi mund të jetë trajneri i ri i skuadrës nga Serie A, Crotones, njofton Insjderi.
Klubi i ngjitur këtë sezon në Serinë A italiane po mendon si opsion në pankinën e saj ish-kapitenin e Romës, i cili ka përfunduar edhe kursin e trajnerit “UEFA Pro” në Koverciano dhe drejtuesit e klubit kanë patur kontakte me agjentin e ish-kampionit të Botës me Italinë.
Trajneri Stropa pritet të shkarkohet pasi skuadra e tij renditet e fundit në klasifikim dhe objektivi i mbijetesës sa vjen e bëhet edhe më pak e realizueshme. /Insajderi.com