Sulm i armatosur në një shkollë franceze  

Sulm i armatosur në një shkollë franceze   

 

Të shtënat në një shkollë në qytetin jugor francez Grasse, kanë lënë të plagosur disa persona, njoftoi policia.

Një burrë me disa armë sulmoi njerëzit në shkollën Tocqueville, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, duke qëlluar kështu drejtorin dhe duke plagosur dy persona, raportoi BFMTV.

Një person është arrestuar dhe njësia anti-terroriste e policisë është shpërndarë në vend të ngjarjes. Ndërkohë Qeveria franceze ka lëshuar alarm për sulme të mundshme terroriste./Insajderi.com