Dëbora e rrallë mbuloi Athinën të martën në mëngjes si pjesë e një fronti të motit të ftohtë që ka goditur Greqinë që nga e premtja, shkruan Euro News, transmeton Insajderi
Autoritetet i bënë thirrje publikut të kufizojë lëvizjet e tyre, ndërsa autostrada kryesore që çon në veri nga kryeqyteti u mbyll për shkak të reshjeve të borës.
Reshje të mëdha dëbore u parashikuan për Greqinë qendrore, jugore dhe lindore, duke përfshirë në ishullin jugor të Kretës.
Ndërsa bora është e zakonshme në veriun e Greqisë dhe malet e saj gjatë dimrit, është e rrallë në ishujt dhe në qendër të kryeqytetit.
Më poshtë ju sjellim fotografi të ndara fillimisht nga The Guardian. /Insajderi.com
a