Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.906 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 658 pacientë simptomatikë, si dhe 90 vdekje, transmeton Insajderi.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.6 milionë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 27.652, raporton Anadolu Agency (AA).
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 7.189 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga COVID-19 në pothuajse 2.5 milionë.
Numri i pacientëve të prekur nga virusi në gjendje kritike aktualisht është 1.201.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 31.75 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 114.794 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër pandemisë COVID-19, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor. Deri më tani në mbarë vendin janë administruar mbi 5 milionë doza të vaksinës së koronavirusit.
Në mbarë botën, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, janë konfirmuar mbi 109 milionë raste me COVID-19, prej të cilëve mbi 61.64 milionë janë shëruar dhe mbi 2.4 milionë kanë vdekur.
SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura për sa i përket numrin të rasteve të konfirmuara me COVID-19. /Insajderi.com