Chiellini optimist se Juve do të rikthehet me rezultat maksimal nga Portugalia

Chiellini optimist se Juve do të rikthehet me rezultat maksimal nga Portugalia

Veterani italian Giorgio Chiellini, kapiteni i Juves dhe lojtari që ndikoi në humbjen ndaj Napolit, duke shkaktuar penallti ndaj Amir Rrahmanit, ishte përkrah trajnerit Pirlo në konferencën për shtyp, konferencë që u zhvillua në prag të sfidës në Champions League në Portugali te Porto, njofton Insajderi.

“Porto? Do të jetë një ndeshje e vështirë, e luftuar, por ajo që ne të gjithë duam të bëjmë është të fitojmë dhe të mos gabojmë siç kemi bërë në dy vitet e fundit, ku kemi dalë më shpejt se ç‘duhej nga Champions- League”, fillimisht u shpreh mbrojtësi italian.

Më tej, Chiellini u shpreh optimist se nga Portugalia kampionët e Serie A-së do të rikthehen me një rezultat pozitiv, duke aluduar për një fitore të mundshme. “Gjithsesi, mendoj se ambienti ynë është shumë i karikuar dhe për sfidën me Porton kemi ato vibrime të duhura për t’u kthyer nga Portugalia me një rezultat maksimal”. /Insajderi.com