Daniil Medvedev u kualifikua në gjysmëfinalen e Australian Open pasi mposhti Andrey Rublev me rezultatin 3:0, njofton Insajderi.
Tenisti i katërt në botë Medvedev eliminoi Rublev, i cili radhitet si tenisti i tetë në botë, në sete 7:5, 6:3, dhe 6:3 në Arenën e Melbournit, Rod Laver.
Medvedev do të përballet me fituesin e përballjes midis Stefanos Tsitsipas dhe Rafael Nadal në gjysmëfinale.
Tenistja e parë në botë Barty u eliminua
Në kategorinë për femra, tenistja e parë në botë Ashleigh Barty u mposht nga tenistja çeke, Karolina Muchova me rezultatin 1:6, 6:3 dhe 6:2 në ballafaqimin i cili zgjati një orë e 57 minuta.
Tenistja e 22-të Jennifer Brady mposhti tenisten e 61-të, Jesica Pegula në sete 4:6, 6:2 dhe 6:1.
Muchova do të masë forcat me Brady në fazën e radhës. /Insajderi.com