Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Porto-s dhe Juventus-it, e vlefshme për aktin e parë në Ligën e Kampionëve për fazën e 1/8-ve, njofton Insajderi.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për ta pasur më të lehtë për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Torino më 3 mars.
Ndeshja e fundit mes të dyja ekipeve është ajo në 1/8-at e tri sezoneve më parë, sërish në Champions League, ku kampionët e Italisë e blinduan kualifikimin që në sfidën si mysafir, duke fituar 2:0 në Porto, ndërsa duelin i kthimit përfundoi 1:0 për Juven, me gol të Dybalës në minutën e 42-të.
Për sa u përket dueleve në total me klubet luzitanë në kompeticionet UEFA, “Zonja e Vjetër” numëron 11 të tillë, nga të cilat ka humbur vetëm një (Benfica – Juve 2-1, në prill 2014, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës). Ndërkohë, bilanci vazhdon me shtatë suksese ‘bardhezi’ dhe tre barazime.
Sergio Conceicao ka vendosur Porton e tij me skemën 4-4-2, po ashtu dhe Pirlo i përgjigjet me një 4-4-2.
FORMACIONET ZYRTARE:
Porto: Marchesin, Pepe, Mbemba, Manafa, Zaidu Sanusi, Sergio Oliveira, Uribe, Jesus Corona, Otavio, Marega, Taremi.
Juventus: Szczesny, Chielini, de Ligt, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Rabiot, Chiesa, Bentancur, Kulusevski, Ronaldo. /Insajderi.com