Sevilla vs Borussia Dortmund – formacionet zyrtare

Sevilla vs Borussia Dortmund – formacionet zyrtare

Do të luhet sfida tjetër duke filluar nga ora 21:00, mes Sevilla-s dhe Borussia Dortmund, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Spanjollët vendas, vijnë në këtë ndeshje pas nëntë fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Kupës, ndërkohë që të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe në Champions League.

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjermanët e Dortmund-it, që në dy ndeshjet e fundit në kampionat, kanë regjistruar një humbje dhe një barazim.

Sa i përket takimit të sotëm, pritet një sfidë spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat njihen për lojën e hapur që bëjnë.

Julen Lopetegiu dhe Sevilla do të rreshtohen me formacion më sulmues me skemë 4-3-3, ndërsa gjermanët dhe tekniku i tyre Edin Terzic kanë vendosur të fillojnë takimin me modulin 4-3-2-1.

Sevilla: Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Escudero; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, El-Nesyri, Alejandro Gomez.

Dortmund: Hitz; Guerreiro, Hummels, Akanji, Morey; Bellingham, Can, Dahoud; Sancho, Reus; Haaland. /Insajderi.com