Manchester United vihet në gjurmët e Andre Silvës

Manchester United vihet në gjurmët e Andre Silvës

Sipas asaj që raporton “SKY Sport DE”, Manchester United ka vendosur në shënjestër ish-sulmuesin e Milan-it që aktualisht bën pjesë tek Frankfurti, portugezin Andre Silva, transmeton Insajderi.

Portugezi 26 vjeçar është duke kryer një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e skuadrës nga Frankfurti ku deri më tani ka realizuar 19 gola në 22 prezenca ku ka dhuruar dhe pesë asistime.

Kështu duke tërhequr kështu vëmendjen e “Djajve të Kuq”, të cilët e dëshirojnë luzitanin për sezonin e ardhshëm, ku në sesionit pasardhës të afatit kalimtar veror, klubi nga Manchesteri pritet të hidhet në sulm për yllin e Frankfurtit. /Insajderi.com