Manchester City mposht si mysafir Everton-in, përforcon pozitën e parë në ligë

Manchester City mposht si mysafir Everton-in, përforcon pozitën e parë në ligë

Manchester City nuk di të ndalet në kampionat, teksa ditën e sotme kanë regjistruar fitoren e radhës, njofton Insajderi.

Të besuarit e Guardiolës kanë mposhtur me rezultatin 1-3 Evertonin në transfertë, duke ecur kështu të qetë në krye të renditjes.

Foden zhbllokoi sfidën, duke shënuar në minutën e 32-të, por vetëm pesë minuta më vonë, Richarlison vendosi baraspeshën, e cila zgjati deri në minutën e 63-të, kur Mahrez shënoi të dytin për mysafirët.

Pas këtij goli, skuadra e Ancelottit u duk e pafuqishme për të reaguar, teksa Bernardo Silva iu dha edhe goditjen finale, teksa në minutën e 77-të, përfiton nga një asist i Gabriel Jesus, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. /Insajderi.com