Majlinda  Kelmendi e bronztë në Tel-Aviv

Majlinda  Kelmendi e bronztë në Tel-Aviv

Kampionia olimpike, xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi ka zënë vendin e tretë në Grand Slam-in në Tel-Aviv, kështu duke fituar medaljen e bronztë, njofton Insajderi.

Kundërshtare në luftën për medaljen e bronztë, Kelmendi kishte xhudisten nga Belgjika, Charline Van Snick. Mirëpo, xhudistja belge nuk u paraqit në tatami për arsye të një lëndimi. Kështu, pa u djersitur fare, xhudistja kosovare fitoi medaljen e bronztë.

Në këtë kompeticion, Kelmendi ishte bartësja  e parë e turneut, por në gjysmëfinale u mposht, për më tepër u befasua nga britanikja Chelsie Giles.

Për të arritur në gjysmëfinale, Majlinda Kelmendi kishte arritur dy fitore të vështira, por pa arritur të shkonte më tej në finale.

Gjithashtu, Kosovën në këtë Grand-Slam e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, ku meçet e tyre i kanë të premten (nesër), teksa Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova kanë pushuar nga kjo garë. /Insajderi.com