Europa League – formacionet në shtatë ndeshjet e fundit të natës së sotme

Europa League – formacionet në shtatë ndeshjet e fundit të natës së sotme

Janë bërë publike formacionet e shtatë ndeshjeve përmbyllëse të aktit të parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës, që luhen në orën 21:00, njofton Insajderi.

Dy sfidat më interesante janë Benfica-Arsenal dhe Granada-Napoli. Në sfidën kundër spanjollëve, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka vendosur t’i besojë vendin e titullarit kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani.

Pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Juventusit, “Rino” ka vendosur t’i japë sërish besim mbrojtësit Rrahmani.

Në sfidën tjetër në Romë, Benfica-Arsenal, kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka do të jetë titullar nga minuta e parë. /Insajderi.com