Europa League: Milan befasohet në Beograd nga Crvena Zvezda – rezultatet e ndeshjeve të para

Europa League: Milan befasohet në Beograd nga Crvena Zvezda – rezultatet e ndeshjeve të para

Kanë mbaruar ndeshjet e para të luajtura nga ora 18:55, ku ekipet favorite kanë shënuar fitore, përjashtimisht Milan që barazoi në frymën e fundit nga Crvena Zvezda në Beograd, njofton Insajderi.

Milan kaloi e para në epërsi me autogolin e Pankov (42’), derisa barazuan në pjesën e dytë të lojës nikoqirët nga pika e bardhë me Kanga (52’). Theo Hernandez riktheu epërsinë për miqtë (61’), po ashtu nga pika e bardhë, teksa vendasit barazuan rezultatin me Pavkov në minutën e tretë shtesë.

Roma në ndeshjen tjetër shënoi fitore solide si mysafire e Bragës në Portugali. Italianët shënuan nga një gol në secilën pjesë. Së pari shënoi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko (5’), pastaj katër minuta para fundit spanjolli Mayoral dyfishoi rezultatin.

Manchester United ka mbyllur dilemën kualifikuesit që në ndeshjen e parë, ku kanë shënuar fitore në Spanjë te Real Sociedad me rezultat të thellë 4:0. Golat për anglezët i shënuan Bruno Fernandes dy gola, dhe nga një Rashford dhe Daniel James.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Dynamo Kyiv – Club Brugge 1:1

Krasnodar – Dinamo Zagreb 2:3

Olympiacos – PSV Eindhoven 4:2

Slavia Prague – Leicester City 0:0

Wolfsberger – Tottenham 1:4

Young Boys – Bayer Leverkusen 4:3

/Insajderi.com