Biden dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për partneritetin SHBA-Izrael

Biden dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për partneritetin SHBA-Izrael

Në bisedën e parë që presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu pas ardhjes në detyrë si president është diskutuar vazhdimi i partneritetit SHBA-Izrael, paqja në Lindjen e Mesme dhe procesi i normalizimit mes Izraelit dhe vendeve arabe, transmeton Insajderi.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike mes tyre tha se Biden në bisedë ka theksuar “angazhimin e tij të palëkundur për sigurinë e Izraelit” dhe qëllimin e tij lidhur me çështjen për të forcuar me të gjitha mënyrat partneritetin SHBA-Izrael, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy liderët vendosën theksin mbi rëndësinë e solidarizimit dhe konsultimeve të afërta mes dy vendeve lidhur me çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë Iranin.

“Presidenti theksoi mbështetjen e SHBA-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve në botën arabe dhe muslimane. Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e përpjekjeve në përhapjen e paqes në rajon, përfshirë edhe paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve. Dy liderët konfirmuan se vazhdimi i bashkëpunimit strategjik përballë sfidave me të cilat përballet rajoni është edhe në interesin e përbashkët të dy vendeve”, thuhet në deklaratë. /Insajderi.com