Moti keq: Biden gati të shpall “katastrofë të madhe” për Texas

Moti keq: Biden gati të shpall “katastrofë të madhe” për Texas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është vendosur të deklarojë një “katastrofë të madhe” për Teksasin, duke hapur rrugën për më shumë fonde federale për t’u shpenzuar në përpjekjet e ndihmës.

Rreth 13 milion njerëz ende po përballen me vështirësi për të marrë ujë të pastër, raporton BBC

Biden ka thënë se ai do të vizitojë Teksasin për sa kohë që prania e tij nuk është një barrë për përpjekjet e ndihmës.

Gati 60 vdekje i janë atribuar motit të ftohtë në të gjithë SHBA. /Insajderi.com