“Amerika është kthyer” dhe është plotësisht e angazhuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve duke përfshirë pandeminë, ndryshimin e klimës dhe ambiciet bërthamore të Iranit, i ka thënë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken BBC-së.
Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare për mediumin anglez, Blinken theksoi rëndësinë e vaksinimit në të gjithë botën kundër Covid-19.
Ai gjithashtu kritikoi Kinën për mungesën e transparencës në zbulimin e shfaqjes së Coronavirusit.
Tha se politika e Joe BIden shënon një shkëputje nga politika “Së pari Amerika” e Donald Trump. /Insajderi.com