Një aeroplan ushtarak u rrëzua në shtetin amerikan Alabama gjatë një trajnimi, me çka dy pilotë kanë humbur jetën, transmeton Insajderi.
Forcat Ajrore të SHBA-së thanë në një deklaratë se avioni T38 është rrëzuar në orën 17:30 sipas kohës lokale në afërsi të Aeroportit Rajonal të Montgomery-t, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata nuk zbuloi emrat e pilotëve dhe tha se një hetim ka filluar në lidhje me incidentin. /Insajderi.com