Rusia ka regjistruar vaksinën e tretë kundër Coronavirusit

Rusia ka regjistruar vaksinën e tretë kundër Coronavirusit

Kryeministri i Federatës Ruse, Mikhail Mishustin, njoftoi sot se vendi ka regjistruar edhe vaksinën e tretë vendore kundër Coronavirusit (COVID-19), transmeton Insajderi.

Në një konferencë online, Mishustin informoi publikun rus në lidhje me luftën e vendit kundër pandemisë COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot kemi marrë një lajm të mirë në lidhje me punën në zhvillimin e vaksinave anti-COVID. Qendra Chumak regjistroi sot vaksinën KoviVak”, theksoi Mishustin.

Ai tha se 127.000 dozat e para të vaksinës do të jenë gati që të përdoren që nga mesi i marsit.

“Rusia është i vetmi vend në botë që ka zhvilluar dhe regjistruar tri vaksina të koronavirusit”, tha kryeministri Mishustin.

Në gusht të vitit të kaluar, Rusia regjistroi vaksinën “Sputnik V” të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, kurse në tetor u miratua përdorimi i vaksinës “EpiVakKorona”, e cila u zhvillua në Novosibirsk, më saktësisht në laboratorin e Institutit “Vekror”. /Insajderi.com