Kampionët në fuqi të Anglisë pësojnë humbjen e katërt radhazi në Premier League, por disfata e sotme në derbin e “Mersisajdit” nga Evertoni do të kujtohet gjatë nga të dyja kampet, njofton Insajderi.
Ekipi i Carlo Ancelottit ia doli pas më shumë se 21 vitesh ndaj Liverpool-it në shtëpinë e të ‘kuqve’.
Ishte një ndeshje ku skuadra e Jurgen Klopp tregoi se është dorëzuar totalisht këtë sezon në kampionatin anglez.
Richarlison në pjesën e parë dhe Sigurdson në pjesën e dytë vulosën triumfin historik të “Toffies” kundër të ‘kuqve’. Pas takimit, skuadra e Everton-it festoi me gëzim të madh këtë arritje.
Tashmë, Liverpool duhet të mendojë të mos dalë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, pasi ndodhen në vendin e gjashtë me 40 pikë, teksa Everton po ashtu me 40 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Insajderi.com