Inter rikthehet të luajë në kampionat, pas asaj fitore ndaj Lazios fundjavën e kaluar, Interi do të sfidojë Milanin në derbi, e cila është e programuar të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, njofton Insajderi.
Në vigjilje të kësaj sfide, në konferencën për shtyp është shfaqur tekniku ‘zikaltër’ Antonio Conte i cili ka analizuar këtë takim përpara gazetarëve.
Fillimisht Conte foli për derbin, ku ndër të tjera tha: “Pres një derbi tjetër në respekt nga ata të sezoneve të kaluara sepse shihet që nga klasifikimi se ku ndodhen të dyja skuadrat. Tani derbi fitohet vetëm për të synuar sa më lart të jetë e mundur në klasifikim”.
Më tutje, tekniku Italian, foli nëse kjo sfidë është decizive deri në fund të kampionatit. “Ka edhe 16 ndeshje të tjera, disa të tjerë pyesnin sesa pikë mund të ishim në respekt ndaj Milanit, por ja që jemi në plus një pikë më shumë. Kampionati luhet ndeshje pas ndeshje. Ju rikujtoj që pas derbit kemi ndaj Genoa-s që është në rritje, ndaj Parmës që është duke luftuar për mbijetesë. Duhet të përmirësohesh çdo ndeshje që të sjell më vonë moral”. /Insajderi.com