Llapi mposhtë Gjilanin në Podujevë

Llapi mposhtë Gjilanin në Podujevë

Llapi ka mposhtur në Podujevë ekipin vizitor nga Gjilani me shifrat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligë, njofton Insajderi.

Ndeshjen më mirë e filluan nikoqirët, ku pas vetëm tre minutash lojë kaluan në epërsi. Autori i golit ishte Prenci. Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal në favor të vendasve.

Në pjesën e dytë, përsëri ekipi nga Podujeva e filloi në mënyrë të vrullshme, pasi në minutën e 47-të, Llapi dyfishoi rezultatin me anë të Mentor Zhdrellës.

Gerhard Progni ngushtoi epërsinë për miqtë, pasi sulmuesi nga Shqipëria shënoi në të 54-tën minutë. Kjo ishte e tëra që arritën në këtë takim mysafirët, pasi në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Shabani do të realizonte për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 23 pikëve, duke u ngjitur në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa në anën tjetër Gjilani pas kësaj disfate mbetet në pozitën e katërt me 30 sosh. /Insajderi.com