Apple bëhet kompania e parë në botë që kalon vlerën rekord

Apple bëhet kompania e parë në botë që kalon vlerën rekord

Vlera e tregut e Apple është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme nën lidershipin e Tim Cook. Një dekadë më parë Apple vlerësohej me 300 miliardë dollarë, ndërsa sot kalon dy trilionë dollarë.

Është kompania e parë që ka kaluar një trilionë dhe dy trilionë dollarë vlerë, por mesa duket ka ende më tepër hapësirë.

Në 2018-ën Apple u vlerësua më një trilionë dollarë, ndërsa në 2020-ën shkoi në dy trilionë dollarë. Trajektorja e kësaj rritjeje sugjeron se kompania mund të arrijë tre trilionë dollarë deri në fund të 2021.

Shtetet e Bashkuara mbeten tregu kryesor i Apple. Dy analistë, Daniel Ives dhe Strecker Backe  thanë për Apple Insider se bazuar në ecurinë e kompanisë, vlera tre trilionë dollarë mund të arrihet përpara 2022.

Ka shumë gjëra të cilat mund të ndihmojnë kompaninë të arrijë vlera rekord siç është suksesi i superciklit iPhone 12, i cili parashikohet të shitet në 240 milionë njësi duke thyer rekordin e 2015-ës me 231 milionë iPhone të shitur./Insajderi.com