UEFA ka vendosur të anulojë Kampionatin Evropian 2021 të moshave U-19 për femrat dhe për meshkuj për arsye të pandemisë globale të Coronavirusit, njofton Insajderi.
Këtë lajm e bëri publike vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj zyrtare, ku ky vendim u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij kompeticioni do të ishte shumë i vështirë.
Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe europiane të futbollit e miratuan këtë vendim. /Insajderi.com
The #UEFAExCo today cancelled the 2021 UEFA Women’s and Men’s Under-19 Championships due to the Covid-19 pandemic and its effects on the staging of competitions.
Full story: 👇
— UEFA (@UEFA) February 23, 2021