Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s kundër Coronavirusit

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s kundër Coronavirusit

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, rikujtohet se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu në deklaratë theksohet se vaksina është miratuar për përdorim në vend.

Është njoftuar se Ukraina do të marrë 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi me emrin lokal CoviShield. /Insajderi.com