Zyrtarisht, Ernest Muçi është futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës, njofton Insajderi.
Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi sot për katër vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025).
19 vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.
“Legia është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Duhet të tregoj veten time këtu për të shfaqur më të mirën e mundshme. Legia ka një qendër stërvitore të jashtëzakonshme. Pashë dhe stadiumin si dhe futbollistët, që i përkasin një niveli të lartë. Dua të rritem si futbollist dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re në karrierë. Edhe pse është një sfidë e vështirë, e ndiej se jam gati për të”, u shpreh sulmuesi i Shpresave, Ernest Muçi si transferi më i ri i Legia Varshavës. /Insajderi.com