Maurizio Sarri u shkarkua nga Juventusi pas përfundimit të sezonit të kaluar, teksa nga ajo kohë vazhdon të jetë pa një skuadër. Emri i teknikut italian është lidhur me disa skuadra, por një marrëveshje nuk është arritur akoma, njofton Insajderi.
Sipas raportimeve të fundit, trajnerin mund ta shikojmë në stolin e Fiorentinës. Sipas asaj që raporton “Corriere Fiorentino” Sarri ka pasur ditën e djeshme një takim me drejtues të klubit ‘vjollcë’, me këta të fundit që po përpiqen ta bindin të marrë drejtimin e skuadrës nga Firence, e cila momentalisht ndodhet në një situatë të vështirë.
Skuadra tashmë drejtohet nga Cezare Prandelli, i cili u emërua vetëm pak kohë më parë, por as ai nuk ka mundur të ndryshojë situatën e rezultateve. /Insajderi.com