Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi i një automjeti me eksploziv në Afganistan

Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi i një automjeti me eksploziv në Afganistan

Gjashtë roje fshati humbën jetën në një sulm të kryer me automjet të mbushur me eksploziv në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, transmeton Insajderi.

Guvernatori Sayed Vahid Katali u tha gazetarëve se sulmuesit shënjestruan stacionin e rojeve në fshatin Kuddus Abad të rrethit Kohsan me një automjet të mbushur me shpërthyes, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryemjeku i Spitalit Shtetëror në Herat, Arif Jalali, deklaroi se gjashtë roje u vranë dhe katër u plagosën si pasojë e sulmit.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Insajderi.com