Një situatë jo normale ka ndodhur tek skuadra gjermane që militon në Bundeslia 2, Hannover 96, atje ku luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija, njofton Insajderi.
Dy lojtarët e këtij klubi, Simon Falette dhe Genki Haraguchi kanë debatuar me njëri-tjetrin fillimisht, por e kanë vazhduar deri në kontakt fizik përleshjen gjatë seancës stërvitore.
Sipas burimeve brenda klubit, thuhet se të dy lojtarët kanë lëshuar grushta dhe shqelma drejt njëri-tjetrit. Fatmirësisht shokët e skuadrës nuk lejuan që situata të degjeronte në dhunë të madhe.
Lajmin e ka bërë te ditur vetë klubi në një njoftim zyrtar ku thuhet se vendimi për këtë ngjarje te pahijshme do të jepet nesër. Kryesia e klubit me shumë mundësi do t’i pezullojë si Falette dhe Haraguchi në mënyrë që kjo ndodhi të mos përsëritet. /Insajderi.com