Raportohet vdekja e parë nga tërmeti i 13 shkurtit me fuqi 7,3 ballë që ndodhi në ujërat e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë, bërë të ditur komuna e Fukushima-s, transmeton Insajderi.
Sipas njoftimit të komunës, një 50-vjeçar, të cilin shoku i tij një kohë të gjatë nuk ka mundur ta kontaktoj, ka ndërruar jetë nën mobilien ku është fshehur për t’u mbrojtur nga tërmeti në shtëpinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA), njoftoi se nga tërmeti në verilindje të vendit në 10 prefektura janë lënduar 185 persona dhe 3.112 ndërtesa ishin dëmtuar.
Tërmeti ishte ndier në Miyagi, Iwate, Akita, Gunma, Saitama, Aomori dhe kryeqytetin Tokio. /Insajderi.com