
Në një kohë kur vaksinat janë në një kërkesë kaq urgjente, Gjermania ka më shumë se 1 milion doza të papërdorura të ruajtura – pjesërisht sepse njerëzit hezitojnë t’i marrin ato, shkruan NBC Neës, transmeton Insajderi.
Gjermania ka administruar vetëm 15 për qind të vaksinës Oxford-AstraZeneca që ka marrë, tha ministria e shëndetësisë e vendit të mërkurën.
Disa zyrtarë fajësojnë besimin e lëkundur midis anëtarëve të publikut, pas deklaratave të udhëheqësve politikë dhe raporteve të pasakta të shtypit që vënë në dyshim efikasitetin e vaksinës. Të tjerët tregojnë për një plan jofunksional të shpërndarjes që nuk ka arritur të ftojë mjaft njerëz për të bërë termine vaksinimi. /Insajderi.com