Manchester United vs Milan kryendeshja – shorti në Europa League

Manchester United vs Milan kryendeshja – shorti në Europa League

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8-ave të garës europiane, njofton Insajderi.

Të tetë përballjet u mësuan ditën e sotme në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës, ku u hodh shorti për raundin e radhës së Ligës së Europës.

Goglat rezervuan një përballje mes dy “djajve”. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Milan-in, që do të përplasin brirët në këtë raund delikat të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.

Në këtë fazë, shorti ishte i lirë, pra secila nga skuadrat mund të përballej me njëra-tjetrën, ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet. Ndërkohë, ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Europës do të zhvillohen në dy data (11 dhe 18 mars).

ÇIFTET E FAZËS SË 1/8-ave: 

Ajax – Young Boys 

Dynamo Kyiv – Villarreal

ROMA – Shakhtar Donetks

Olympiacos – Arsenal

Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur 

Manchester United – Milan

Slavia Prague – Rangers

Granada – Molde

/Insajderi.com