Marseille me president dhe trajner të ri

Marseille me president dhe trajner të ri

Marseille ndryshon trajnerin dhe presidentin e klubit. Pas një mbledhjeje të fundit, bordi drejtues i klubit francez emëroi ish-teknikun e Argjentinës dhe Kilit, Jorge Sampaolin, ndërsa ish-drejtori klubit Pablo Longoria është emëruar president i Marseille, njofton Insajderi.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit marsejez.

“Pronari i Marseille, Frenk McCourt miratoi ndryshimet e mëdha në klub duke hapur një kapitull të ri. Pablo Longoria është presidenti i ri i klubit tonë, kurse Horge Sampaoli është emëruar trajneri i skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Marseille.

Ndërkohë, Sampaoli ka firmosur kontratë me Marseille deri në vitin 2023. /Insajderi.com