Pesë të vdekur dhe mbi 175 të plagosur në protestat në Irak

Pesë të vdekur dhe mbi 175 të plagosur në protestat në Irak

Janë vrarë pesë protestues e më shumë se 175 kanë mbetur të plagosur të premten gjatë një përleshjeje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya, transmeton Insajderi.

Protesta ka vazhduar të premten mbrëma, ku forcat e sigurisë gjuajtën me armë zjarri ndaj protestuesve. Këta të fundit gjuanin ndërtesën e qeverisë me gurë dhe kokteje molotovi, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Protestuesit kërkonin largimin e Qeverisë dhe drejtësi për protestusit që u vranë që nga viti 2019.

Kryeministri i vendit, Mustafa al-Kadhimi, ka premtuar drejtësi për aktivistët e vrarë ose të abuzuar nga grupe të armatosura. Por, nuk ka ndodhur ende asnjë ndjekje penale./Insajderi.com