Manchester City ka vazhduar, teksa në javën e 26-të në Premier League, ka shënuar fitore kundër londinezëve të West Ham United me shifrat 2:1, njofton Insajderi.
Ekipi i Guardiolës kaloi fillimisht në epërsi me Ruben Dias, i cili realizoi gol në minutën e 30-të të takimit.
Mirëpo, pjesa e parë do të mbyllej më shifra të barabarta, pasi mysafirët do të barazonin rezultatin me Antonio, pa një asistimi të pranuar nga Lingard, e gjitha kjo ndodhi dy minuta para se ekipet të shkonin në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, nikoqirët do të shënonin golin e fitores, autor i të cilit ishte mbrojtësi anglez Stones (68’).
Deri ën fund, mysafirët tentuan të evitonin humbjen, teksa vendasit kërkuan golin e tretë dhe të sigurisë, mirëpo asnjëra palë nuk arriti të shënonte.
Më këtë fitore ‘qytetarët’ përforcojnë vendin e parë me 62 pikë, ndërsa londinezët mbesin në vendin e katërt me 45 pikë. /Insajderi.com