Biden: Të hënën do të njoftoheni në lidhje me vendimin që do të marrim për Arabinë Saudite rreth çështjes së Khashoggit

Biden: Të hënën do të njoftoheni në lidhje me vendimin që do të marrim për Arabinë Saudite rreth çështjes së Khashoggit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ata do të bëjnë një deklaratë në lidhje me Arabinë Saudite të hënën, pas raportit të inteligjencës amerikane për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Isnajderi.

Biden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth Arabisë Saudite në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, përpara se të udhëtonte për në vendlindjen e tij Delaware, raporton Anadolu Agency (AA).

I pyetur nëse ai do ta ndëshkojë Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman (MBS) pas raportit të inteligjencës amerikane mbi vrasjen e Khashoggit, Biden tha: “Një njoftim do të bëhet të hënën në lidhje me atë që ne do të ndërmarrin në lidhje me Arabinë Saudite në përgjithësi”.

Ndryshe, komuniteti i inteligjencës amerikane në një raport fajësoi zyrtarisht Princin e Kurorës Mohammad bin Salman të premten për vrasjen e tmerrshme të kolumnistit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

Raporti, i përpiluar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe organizata të tjera të inteligjencës, arriti në përfundimin se Salman miratoi vrasjen e Khashoggi-t në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, në tetor 2018.

Përkundër jehonës që bëri raporti, administrata Biden ende nuk ka marrë ndonjë vendim për sanksione ndaj MBS-së. Megjithatë, administrata amerikane, e cila u përball me reagime të shumta, ka vendosur sanksione ndaj 76 shtetasve sauditë, duke përfshirë edhe persona që thuhet se kanë qenë pjesë e vrasjes. /Insajderi.com