Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ramos-it te Atalanta

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ramos-it te Atalanta

Aktualisht në pronësi të Juventusit, por pjesë e skuadrës së Atalantës, Cristian Romero, mbrojtësi argjentinas i qendrës, ka përfunduar në shënjestrën e Realit të Madridit, njofton Insajderi.

Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja dhe ekzaktësisht portali “Fichajes.com”, futbollisti është vlerësuar nga gjigantët spanjollë si pasardhësi i Sergio Ramos dhe ata mund të vijnë me një ofertë në javët e ardhshme.

Mbetet për t’u kuptuar nëse Atalanta, e cila gëzon të drejtën e transferimit të futbollistit, do ta ushtrojë opsionin për ta aktivizuar klauzolën, apo do të ulet në tavolinën e bisedimeve me skuadrën e Florentino Perezit për ta shitur. /Insajderi.com