Broja asiston dhe shënon për Vitesse-n ndaj Venlo

Sezoni i parë dhe Armando Broja tregon sesa vlen. Sulmuesi shqiptar është duke treguar të gjitha aftësitë e tij me fanellën e Vitesse-s duke shkëlqyer gjatë këtij kampionati në Eredivisie, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e djeshme Vitesse fitoi thellësisht në shifrat 4:1 ndaj Venlo, me Brojën që dhuroi asistin në golin e parë dhe shënoi golin e fundit, për të hapur dhe mbyllur spektaklin njëkohësisht.

Ky ishte goli i nëntë për Armando Brojën në kampionat, ndërsa sirenat bien për Chelsea-n. Në fakt këtë qëllim kishte edhe futbollisti shqiptar që pret thirrjen në ekipin që i zotëron kartonin, por këtë herë për të qenë pjesë e palëvizshme për ekipin e parë. /Insajderi.com