Drita me pikë të plota ndaj Besës

Drita me pikë të plota ndaj Besës

Drita ka shënuar fitore komode në shtëpi me shifrat 3:1 kundër ekipit të fundit në ligë, Besës, në kuadër të javës së 22-të në Superligë, njofton Insajderi.

Drita në pjesën e parë shënoi dy herë me Xhevdet Shabanin në minutat pesë dhe 15-të, ndërsa në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër.

Fillimisht ngushtuan rezultatin mysafirët me Ardi Hajdinin në minutën e 65-të, ndërsa fitoren vulosi për nikoqirët Bujar Shabani i cili shënoi në të 67-tën minutë, pasi mori një pasim nga Betim Haxhimusa.

Me këtë fitore, Drita kalon në vendin e parë në tabelë me 47 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë. /Insajderi.com