Matthaus i bindur që Haaland do të bashkohet me Bayern Munchen

Matthaus i bindur që Haaland do të bashkohet me Bayern Munchen

Lothar Matthaus është i bindur se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë te Bayern Munchen, njofton Insajderi.

Sipas lojtarit rekordmen të kombëtares gjermane, nëse sulmuesi do të luajë deri në fund të kontratës së tij me Borussian, atëherë Bayerni do të jetë skuadra pasardhëse.

“Nëse Haaland qëndron edhe një sezon në Bundesligë, bavarezët do të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. Ai është pa dyshim lojtari më i denjë për të zëvendësuar Robert Lewandowskin në sulm”, tha fillimisht ish sulmuesi gjerman.

“Me Haaland, Bayern do të siguronte një nga lojtarët më premtues në dekadën e fundit. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në muajt e ardhshëm. Haaland në Mynih është diçka që më ka tunduar prej kohësh”, tha Lothar Matthaus. /Insajderi.com