Juventus mendon përforcimin e mbrojtjes me Varane

Juventus mendon përforcimin e mbrojtjes me Varane

Juventusi pas Raphael Varane. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, ‘bardhezinjtë’ për sezonin pasardhës po mendojnë për mbrojtësin francez të madrilenëve i cili është një ndër pikat kyçe të skuadrës ‘merengues’, njofton Insajderi.

Klubi mbretëror e vlerëson 50 milionë euro mbrojtësin 27 vjeçar, një shifër relativisht e lartë për buxhetin e “Zonjës së Vjetër” duke parë krizën e madhe financiare që është përfshirë në kohën e pandemisë globale të Coronavirusit.

Varane me fanellën e Realit të Madridit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në 31 ndeshje ku ka arritur të realizojë dy gola. /Insajderi.com