Ekipi i vetëm shqiptar që militon në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiq nga Tuzi ka shënuar fitore si mysafire e Zetës me shifrat 2:1 në kuadër të xhiros së 22-të, njofton Insajderi.
Fillimisht për mysafirët shënoi Andjelo Rudoviç i cili realizoi në minutën e 11-të të ndeshjes. Me shifrat minimale për miqtë u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë përsëri mysafirët do të shënonin, kësaj radhe me autor Ilir Camaj i cili do të shënonte në minutën e 72-të.
E tëra që arritën të bënin nikoqirët ishte ngushtimi i rezultatit me Miljko (81’) që do të shënonte nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Deçiq shkon në kuotën e 35 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë ne tabelë, me pikë të barabarta me Sutjeskën e vendit të dytë.
Xhiron e ardhshme, që zhvillohet më 6 mars, Deçiq e zhvillon në Tuz përball mysafirëve të Rudarit, ndeshje që pritet të filloj nga ora 17:00. /Insajderi.com