Për formën aktuale që po kalon në skuadrën e Chelsea-t mund të cilësohet pa frikë si mesfushori më i mirë i momentit. N'Golo Kante është kthyer në një pikë referimi për tr" />

Makinat luksoze të lojtarëve të Chelseat, Kante bën diferencën

Makinat luksoze të lojtarëve të Chelseat, Kante bën diferencën

Për formën aktuale që po kalon në skuadrën e Chelsea-t mund të cilësohet pa frikë si mesfushori më i mirë i momentit. N’Golo Kante është kthyer në një pikë referimi për trajnerin Conte në suksesin e deritanishëm me “Blutë e Londrës”.

Ndoshta thjeshtësia me të cilën luan në mesin e fushës e bën atë një prej më të mirëve. Por kjo thjeshtësi duket se e karakterizon edhe jashtë fushe 25-vjeçarin francez.

Ai fiton aktualisht 110 mijë paund në javë, por në stërvitje shkon me një makinë të thjesht për kategorinë e tij, një MINI Cooper që kushton jo më shumë se 30 mijë paund.

Nëse i hedh një sy makinave të luksit të lojtarëve të tjerë të Chelsea-t, koptohet qartë se edhe jashtë fushe N’Golo Kante bën diferencën.

Kur ai mbërriti nga Leicester në Londër në fillim të këtij sezoni ishte fare pa makinë. “Kurrë nuk kam qenë një person me ambicien për të pasur një makinë luksoze”, është shprehur 25-vjeçari francez, i cilësuar si pasardhës i Makeleles.

Kante

Batshuayi

Terry

Diego Costa

Moses

Ake

Willian