Ish-presidenti i Francës, Sarkozy dënohet me 3 vjet burgim – akuzohet për korrupsion

Ish-presidenti i Francës, Sarkozy dënohet me 3 vjet burgim – akuzohet për korrupsion

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është dënuar me tri vjet burg meqë u shpall fajtor për korrupsion mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar gjyqtarin, Gilbert Azibert, transmeton Insajderi.

Sarkozy i cili i orfoi një punë prestigjioze në Monako gjyqtarit, në këmbim të informacionit lidhur me një hetim penal për subjektin e tij politik, tashmë i është hequr liria për disa vite.

Vendimin për gjykimin e tij e dha gjykatësja Christine Mee, e cila deklaroi se ish-udhëheqësi politik 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes.

Siç raporton ‘BBC’, ish-Presidenti francez nga viti 2007 deri në vitin 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.

Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe gjyqtari Azibert morën të njëjtin denim.

Sarkozy mund ta vuajë dënimin nga shtëpia.

Bazuar në vendimin që është marrë, gjykatësi tha se Sarkozy mund të qëndrojë në arrest shtëpie me një pajisje gjurmuese. /Insajderi.com