Zyrtarët shëndetësorë të Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë një nga gjashtë individët e infektuar me një variant më ngjitës të Coronavirusit, identifikuar fillimisht në Brazil, njofton New York Post, transmeton Insajderi.
Deri në gjashtë raste të llojit të ri – të quajtur P.1 dhe i konsideruar si një “variant shqetësues” nga ekspertët globalë të shëndetit – janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, me tre raste në Skoci dhe tre në Angli.
Sidoqoftë, ajo që shqetëson zyrtarët është se një nga tre rastet e gjetura në Angli nuk është gjurmuar.
Qeveria lëshoi një deklaratë të dielën duke theksuar se dy nga rastet në Angli janë nga një familje në South Gloucestershire me një histori udhëtimi në Brazil dhe “ekziston një rast i tretë, aktualisht i palidhur”.
Sidoqoftë, hetimi i mëtejshëm është duke u zhvilluar në lidhje me një rast të veçantë, të tretë të variantit të identifikuar në Angli. /Insajderi.com