Arabia Saudite vendosë kusht vaksinimin anti-COVID për haxh

Arabia Saudite vendosë kusht vaksinimin anti-COVID për haxh

Arabia Saudite ka njoftuar se këtë vit, ka vendosur kusht vaksinim anti-COVID për ata që duan të kryejnë haxh, transmeton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë, Tawfig Al-Rabiah, i është drejtuar zyrës së ministrit se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë, njoftoi Gazeta “Ukaz”.

Ministri Rabiah gjithashtu ka kërkuar që të bëhen përgatitje të hershme për sigurmin shëndetësor të punonjësve që do të jenë në detyrë te qendrat e shëndetësisë në Medine, Mekë dhe vendet e shenjta.

Gjithashtu ministri ndër të tjera ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë. /Insajderi.com