Vdes një 6 vjeçar në Ohio të SHBA, e ëma dyshohet se e përplasi atë me veturë

Vdes një 6 vjeçar në Ohio të SHBA, e ëma dyshohet se e përplasi atë me veturë

Në njoftim nga gjykata, sipas raportit të policisë e ëma, Brittany Gosney, 29 vjeçare fillimisht e kishte braktisur të birin në natyrë, më pas djali në përpjekje për të hyrë në makinë ajo e godet për vdekje, ka njoftuar ‘Fox News’, transmeton Insajderi.

Pas goditjes që i bëri të birit, gruaja shkoi afër Lumit Ohio, ku e hodhi trupin e tij.

Gosney kishte raportuar si të zhdukur birin, James Robert Hutchinson, por ajo u rrëfye më pas në polici për vrasjen duke shprehur dhe pendim.

“Fatkeqësisht, sipas marrjes në pyetje të Brittany Gosney dhe të dashurit të saj, James Hamilton, tani ata thonë se James është vrarë në rajonin Preble disa ditë më parë. Trupi i fëmijës është sjellë në Middletown, ku ata jetojnë, dhe më vonë është hedhur në Lumin Ohio”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu, policia e Middletown tha se kanë angazhuar zhytsa profesional të trajnuar për të gjetur kufomën në lumin Ohio.

Gosney tani akuzohet për vrasje, abuzim me një kufomë dhe manipulim të provave, tha policia.

“Hamilton, 42 vjeç, akuzohet për abuzim me një kufomë dhe manipulim të provave”. /Insajderi.com